Pas sulmit fizik që ju bë sot gazetarit Vehbi Kajtazi, ka reaguar edhe Arbana Xharra e PDK’së.
Xharra e cila para disa muajve ishte cak i sulmeve, ka thënë se sulmet nuk do të ndalen deri sa nuk ndëshkohen sulmuesit, transmeton Magazina.al
Ajo ka permendur një varg sulmesh të ndodhura ditët dhe muajte fundit në Kosovë, siç ishte ai ndaj kolegut të Kajtazit, Parim Ollurit, bashkëshortes së Blerand Stavilecit dhe vet Xharrës.
Ky është reagimi i plotë Arbana Xharrës:
#MeVehbiun dhe te gjitha viktimat e sulmeve, kercenimeve, grushtimeve, sulmuesit e te cileve ende jane te lire. Nuk kane me u ndale rrahjet derisa nuk ka ndeshkim. Vehbiu qenka pergjakur ne mes te dites, kolegu i tij Parim Olluri eshte rrahur para disa muajsh, gruaja e Blerand Stavilecit u grushtua, sulmuesit e mi jane ende te lire…Kush e ka radhen?!