Arbana Xharra po perdoret si figure anti-islame nga Kadri Veseli!

  21 Nov 2017

Jakat e bardha të Kadri Veselit.

Në njërën anë, e shpërblen me postin e ministrit të kulturës njeriun që bashkë me Ramadan Mujën në pranverë sivjet nënshkruan vendimin për rindërtimin e xhamisë osmane në Kalanë e Prizrenit, e në anën tjetër e angazhon ‘mister buzëqeshjen’ me pi raki, m’u duk si anti-islamist, m’u sjell si ‘dashnor i Venedikut’ (në Venice nuk e gjen asnjë xhami), me mashtru Don Shan Zefin dhe jahuditë e Prizrenit.
(Kërkesa për rindërtimin e xhamisë u bë nga kushëriri i ministrit të kulturës).

Ndërkohë, e përdorë Arbana Xharrën si ‘fytyrë anti islame’ në zyre, ndërsa Kadri Veseli vetë ia mban si mysliman (nuk prishet vetë me myslimanë, por e përdorë Arbanën të prishet me myslimanë në emër të partisë), ndërsa nanën e vetë e ka me kule e me shami.

Njeri i lig dhe diskriminues (e angazhon Blertën dhe Uranin t’ia numërojnë ‘fjalët e shqiptuara gabim’ Agimit, për t’i fshehur ‘’belbëzimet’ e veta).

Së paku Agim Bahtiri asnjë njeriu në jetën e tij nuk i ka thënë ‘ma hongsh’.
Kjo ‘ma hongsh k…’ të ka kushtuar më së shtrenjti, se shqiptarët krejt t’i falin veç nuk ta falin perversitetin.

Me shumë personalitete brenda vetes, siç është, çohet dhe e shfrytëzon Valdeten (një grua shumë e mirë) si figurë e diversitetit në Mitrovicë, sepse Valdetja sipas shqiptarëve të Mitrovicës më shumë shoqërohet me shoqe të komuniteteve tjera (sidomos serbe) sesa me shqiptare (dhe kjo është edhe arsyeja kryesore pse shqiptarët e zgjodhën Agimin si kryetar (të sigurt) të shqiptarëve të Mitrovicës, në vend të Valdetes, si kryetare e të gjithëve, sepse mitrovicasit nuk e kishin luksin ta zgjedhin për kryetare dikë që e duan dhe e preferojnë edhe serbët, ndërkohë që kryetari i Mitrovicës veriore është një nacionalist i tërbuar).

Ndërkohë i paguan njerëzit ta quajnë Shpend Ahmetin ‘bullec’, ndërsa ata nuk e shohin tulin te kandidatët e PDK-së, por janë të porositur ta shohin vetëm
tulin dhe dhjamin te ‘armiqtë’.

Nuk i mashtron njerëzit kaq kollaj. Djersitu pak.

Më përpara mundesh m’u bë prift e me flejt në ata shtretërit e ngushtë në dhomat e vogla të manastirit sesa që mundesh me mashtru Don Shan Zefin, jahuditë e myslimanët përnjëherë.

Ti po kujton se je kah i ruan lopët në Broboniq.

P.S. Kur e pashë Violetën në zgjedhje që ish veshur si babadimër (me mantil të dimrit të kuq si gjaku e këpucë të verës të bardha si bora), e kuptova se Kadri Veselit nuk i ka mbetur
më asnjë thes i ‘dhuratave sekrete’ ta hap, prandaj po e shohim kah bie si pllakat e tempullit të Dodonës, njëra pas tjetrës, me rrapëllimë.
Dhe, prandaj ka mbetur ta ‘përqesh’ e të tallet me të edhe Azem Vllasi!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.