Pas nënshkrimit të koalicionit mes Vetëvendosjes dhe AKR’së në komunën e Prishtinës kanë ardhur reagime të shumta.
Anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra, ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen rreth qëndrimeve të tyre për barazi sociale dhe kritikat që më parë kishin bërë ndaj Behgjet Pacollit, me partinë e të cilit sot lidhën koalicion për balotazhin dhe qeverisjen në kryeqytet.
“Karta e partise per barazi sociale po iu djeget me shpejte sesa qe vet Vetevendosja e ka menduar. arPrej akuzave ndaj Behgjet Pacollit per privatizime te dyshimta te hotelit Iliria tash Swiss Diamond, e disa ndermarrjeve te tjera, pastaj deklaratat se ky person eshte i lidhur me Rusine, dhe se po e demton Kosoven, tash ne nje koalicion per Prishtinen”, shkruan Xharra.
“Pra, nese edhe tash e tutje dikush thote se Vetevendosja nuk i do paret, dhe se jane kunder korrupsionit e nepotizimit, vec me qeshe me za me juve. Po iu del ngjyra!”.
Tutje, ajo ka ironizuar me premtimin që kishte dhënë kandidati i AKR’së në Prishtinë, Selim Pacolli, për ndërtimin e një qendre islamike në vend të ndërtesës së UP’së në qendër të Prishtinës.
“Selim Pacolli po besoj piken per zhvendosjen e UP-se per ta ndertuar aty qender islamike do ta zbatoje Vetevendosje!”, shkruan ajo.