Anëtarja më e re e PDK-së Arbana Xharra u ka dalë në mbrojtje të gazetarëve të Kosovës duke e kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj për deklarimin e tij ofendues drejtuar gazetarëve të Kosovës, përcjellë Botapress.
Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri ” ka kërkuar nga Haradinaj që t’u kërkojë falje gazetarëve të Kosovës për fjalët e tij të pamatura në adresë të njerëzve të medieve.