fbpx

Arbana Xharra ironizon me deputetin Ismajli, por komenti i këtij të fundit është epik

  03 Dec 2017

Është bërë e njohur dhe e shpeshtë tashmë polemika në mes të deputetit Fisnik Ismajli dhe këshilltares së Kadri Veselit, Arbana Xharrës.

Ata shumë shpesh polemizojnë, e madje edhe fyhen, nëpër statuset e tyre në Facebook. Këtë gjë e kanë bërë edhe sonte, por kësaj radhe me dozë ironie e humori, shkruan gazetametro.net.

Arbana Xharra në një fotografi të publikuar i është drejtuar Fisnik Ismajli duke i thënë se ajo po kënaqet me fëmijët, dhe duke i bërë thirrje të vazhdojë të shajë në Facebook.

Ndërkohë, ka qenë vetë Ismajli që i është përgjigjur Xharrës me një koment. Ai i ka publikuar fotografinë e qenushit të tij, duke e pyetur më pas Xharrën se a ka qen.

Këto ironi të tyre edhe mund të konsiderohen si fyese, pasi dihet që Fisnik Ismajli ka dy djem por që nuk jeton me ta.