fbpx

Arbana Xharra e quan Xhamine “Hamam”

  29 Dec 2017

Planin e nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit nga AKR, që në vend të UP-së të ndërtohet një xhami modern me 20 kupola, po e quan provokim Arbana Xharra, këshilltare e kreut të PDK-së. Ajo ka vlerësuar që Pacolli nuk ka kompetencat e duhura për ta ndërmarrë këtë veprim, shkruan Gazeta Metro. Duke shtuar se Pacolli vetëm shtëpinë e tij mund ta shndërrojë hamam, siç shprehet ajo.

Xharra poashtu ka pasur kritika edhe për kuadrot që kanë dalë nga Universiteti Publik e që po heshtin karshi këtij deklarimi të Pacollit.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e plotë të Xharrës:

Selim Pacolli, Fuad Ramiqi dhe të sojit mund të bëjnë edhe provokimet më të rënda si kjo me zëvendësimin e Universitetit me xhami plot kupolla dhe askush as i qorton. Ai dhe tjerët e dinë se jo komuna por UP, Ministritë dhe Qeveria janë kompetente për projekte dhe se Pacolli vetëm shtëpinë e tij mund ta shndrroj në hamam po deshti, por asgjë tjetër. Ky as që është qëllimi tij; çka ai bën është instrumentalizimi i ulët i myslimanëve për interesat e tij të ulta, pra për pare e vota. Pa provokime të llojit nuk e ndjek kush një si ai dhe të llojit. Vetëm duhet të pyetemi se kush qesh e fërkon duart me provokime të këtilla dhe ia dimë edhe shefat real menjiherë.

Shokues nuk është provokimi i tij për mua, por kjo heshtje kaq poshtëruese e gjith atyre që i ka nxjerr ai universitet.