Arban Abrashi nesër mund të bëhet kryetar i Prishtinës, nëse merr kaq vota të kushtit
Nesër do të dihet fituesi për Prishtinën dhe Prizrenin.
Në Qëndren e Numërimit të Votave në Prishtinë, do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë. Gjithësej në gjithë vendin vota me kusht dhe postë janë rreth 12 mijë të tilla.
Në anën tjetër Prishtina dhe Prizreni janë dy prej komunave ku fituesi i zgjedhejve do të dihet pas numërimit të votave me kusht e atyre me postë.
Sipas KQZ-zë dhe faqës së tyre zyrtare, kandidati i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti, është duke kryesuar me shumë pakë vota apo 237 para kandidatit të LDK-së, Arban Abrashit.
Prej 1.921 votave me kusht dhe atyre me postë, për të fituar Arban Abrashi në Prishtinë, do ti duhen 1080 vota që ai ta përmbyste rezultatin e tanishëm dhe të dilte fitues i garës, gjë kjo që shumë gjasë ka të ndodh, raporton Gazeta NewBorn.
1.824 vota me kusht dhe 97 ato me postë bëjnë plotë 1921 vota.
Edhe në Prizren është thuajse i njejti rast. Aty është rezultati shumë i ngushtë, ku kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka, po prinë për shumë pak vota, e që ky rezultat do të mund të përmbysej.
Në Prizren vota me kusht janë 1.637 ndërsa me postë 45 që në total bëjnë 1.642 vota.
Kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka sipas KQZ-së, ka 25.509 vota ose 329 vota para kandidatit të PDK-së, Shaqir Totajt, i cili ka 25.180 vota.
Totajt nga votat me kusht dhe ato me postë do ti duheshin vetëm 990 vota nga to që ai të dilte fitues për garën e Prizrenit ku edhe do të përmbysej rezultati i tanishëm prej 329 votave.