APOSTOLOVA: DUAM TË SHOHIM PERSONA QË PËRFUNDOJNË NË BURG PËR SHKAK TË KORRUPSIONIT

  17 Oct 2017

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova u takua me përfaqësues të grupit parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK).

Apostolova tha se kanë ardhur të bisedojnë me grupin parlamentare të kësaj partie dhe se është e interesuar se cila do të jetë pozita e LDK-së si opozitë në Kuvend në trajtimin e çështjeve të rëndësishme për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.

Apostolova tha se asnjëherë nuk kanë thënë se kriteri për luftimin e korrupsionit është përmbushur mirëpo se është bërë punë e mirë. Ajo më tej shtoi se BE pret që proceset gjyqësore për luftimin e korrupsionit të përfundojnë me aktgjykime.

“Askush nuk ka thënë se kriteri është plotësuar. Me punë që do e bëni në plotësimin e këtyre kritereve ne do të marrim dhe do të paraqesim te shtetet anëtare. Ky proces duhet të plotësohet dhe nuk duam të fajësojmë askënd. Ne duam të shohim proceset të shkojnë në fund, duam të shohim persona që përfundojnë në burg për shkak të korrupsionit”.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se edhe pse janë opozitë në Kuvend ata nuk do të bëjnë opozitë siç ka bërë Vetëvendosje dhe sipas tij, do të jenë bashkëpunues në proceset e rëndësishme për Kosovën.

Vjosa Osmani, nga LDK, kërkoi nga Apostolova më shiumë detaje lidhur me atë se pse në kohën e qeverisjen së Isa Mustafës është vënë që kriteri për luftimin e korrupsionit është thënë se është afër përfundimit e tani është kthyer mbrapa, raporton Ekonomia Online.

 

Javën e kaluara shefja e BE-së, Apostolova, takoi grupi parlamentar të PDK-së dhe VV-së.

Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.