fbpx
Anton Quni zbulon disa të vërteta për Ahmet Krasniqin, flet edhe për FARK-un

Anton Quni zbulon disa të vërteta për Ahmet Krasniqin, flet edhe për FARK-un

  13 May 2019

Ish-eprori i UÇK-së, Anton Quni ka thënë se ka dyshimet e tij për vr.asjen e Ahmet Kransiqit, por deri tash ende nuk e ka ftuar askush për të dëshmuar.

Në Imazh të RTK-së, Quni ka deklaruar se trupin e kolonel Krasniqit e ka mbuluar dheu, por motivet e vr.asjes se tij nuk do të mund t’i mbuloj askush.

Ai ka rrëfyer për bashkëpunimin qe ka pasur me të, dhe ka thënë se Krasniqi ka qenë një ushtarak i jashtëzakonshëm.

“Nuk ka qenë i lehtë bashkëpunimi në atë kohë, ka pasur presione e incidente të izoluara, por ato janë menaxhuar nga koloneli”, ka thënë Quni.

Deputeti i LDK-së ka shpjeguar edhe atentatin ndaj kolonel Krasniqit, pasi ai kishte marr pjesë në betimin e njësiteve në Tropojë.

Anton Quni, tha se ka ekzistuar FARK-u, dhe ka funksionuar si ushtri qe për komandant suprem ka pasur ish-presidentin Ibrahim Rugova.