Anton Quni: Ja pse dhe si mu bë shenja në fytyrë

Anton Quni: Ja pse dhe si mu bë shenja në fytyrë

  02 May 2019

Deputeti i LDK’së, Anton Quni sonte në Debat Plus’ ka rrëfyer fije e për pe rreth sëmundjes që i ka përfshirë lëkurën e fytyrës që nga lufta e fundit në Kosovë, raporton Periskopi.

Ai thotë se nuk ndjehet mirë kur flet për shëndetin e tij, megjithatë ka treguar se ka një sëmundje të shkaktuar nga ambient i kontaminuar në luftë. Ai thotë se është sëmundje e ujkut.

‘’Nuk ndjehem mirë kur duhet të flas për problemet e mija shëndetësore. Unë kur jam nis në luftë, s’kam pasë asnjë shqetësim shëndetësor.

Kur kam dalë nga lufta kam pasë probleme në fytyrë. Me ndihmën e një humanisiteje nga Zvicra, e cila është kujdesur shumë për neve, m’i ka siguru të gjitha analizat në Zvicër tek një klinikë private për sëmundje të lëkurës. Jam diagnostifikuar me sëmundje të Ujkut. Natyra e kësaj sëmundje është e ngjashme me natyrën e ujkut.

Sulmon paparashikueshëm dhe hiqet paparashikueshëm. I ekspozuar nga kemikalet. Ju kam tregu. Në bazë gjitha analizave kam qenë i ekspozuar në një territor të kontaminuar. Kjo sëmundje është shkaktu në një hapësirë të kontaminuar’’, ka treguar Quni.

Tutje ai tregon edhe për trajtimin e tij për këtë sëmundje.

‘’Për me sanu gjendjen, jam nënshtru tri operacioneve. Jam ndje keq para fëmijëve e familjarëve. Por pasi jam i ndishëm ndaj kemikaleve ka qenë problematike ndaj anestezionit. Jam operuar pa anestezion’’.

Në Zvicër më patën thënë se ‘’Në qoftë se gjithë luftarët kanë qenë si ti, e kuptoj pse e keni fitu luftën. 100 mijë banorë e bartin këtë sëmundje. Stresi, dielli e këto mundem me nxit dicka. 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.