Angelina Haxhi Shalës: Bye, bye bal

Këngëtarja me origjinë shqiptare në Gjermani, Angelina Shala zuri ballinat e mediave pas publikimit nga ana e saj të disa fotografive me deputetin e martuar në Kosovë, Haxhi Shala.

Ajo prentendoi se kishin një histori dashurie bashkë dhe madje ka publikuar edhe një fotografi intime me të.

Anxhelina kohë më parë kishte rrëfyer se ende ishte e dashuruar me Haxhi Shalën.

Por, kjo u mohua nga deputeti i NISMA për Kosovën e sipas Anxhelinës familjarët e tij e kanë kërcënuar atë.

Sipas një postimi më të fundit të këngëtares vërehet se ka një ndarje nga kjo e fundit.