fbpx

ANËTARI I VV-SË: TURP PËR MALISHEVËN QË PO FESTON TRIUMF HAJNASH

  24 Nov 2017

Anëtari i Lëvizës Vetëvendosjes, Alban Krasniqi e ka quajtur si të turpshme festimin e anëtarëve të Nismës në Malishevë pasi që gjykata e shpalli Fatmir Limajn të pafajshëm.

“Oj Malisheva e mjerë që feston triumf hajnash milionerë. TURP”, ka shkruar Krasniqi.

Nisma për Kosovën sot ka organizuar ndezje të fishekzjarrëve, pasi sot kryetari i kësaj partie u shpall i pafajshëm.

 

“I njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, anëtarët dhe simpatizantët e Nisma për Kosovën dega në Malishevë, strukturat udhëheqëse të Nisma për Kosovën, që sonte më datë 24/11/2017, në ora 19:00, në Sheshin “Adem Jashari” në Malishevë, do të bëhet ndezja e fishekëzjarrëve me rastin e lirimit nga të gjitha aktakuzat e ngritura ndaj z. Fatmir Limaj, i njohur si rasti MTPT, si dhe të pranishmëve me një fjalë rasti do të i’u drejtohet z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e Limajt./Insajderi.com