Anëtari i Vetvendosjes reagon ashper kunder “parades se krenarise”
Anetari me i ri i Vetvendosjes Arian Xhezairi reagoj ashper kunder parades se ashtuquajtur “parada e krenarise” , ky eshte shkrimi i tij i plote!
Me këtë shkrim jam tuj rrëzikue me ma mbyllë qendra e Fejsbukut profilin si në Nëntor t’vitit 2015. Edhe pse s’kam pas kërcënue kurrgja, nën akuzën se gjoja kam rrëzikue komunitetin e paradës së nesërme, m’shkoi për lesh profili i vjetër shtatë vite.
Kësaj radhe mendoj që po tregohem më objektiv, dhe meqë e kam t’pamundur t’mos reagoj ngase vihet ne sfidë ana ontologjike e familjes, e natyrshmërisë njerëzore, po i them veç dy llafe:
Unë jam kundër homofobisë, që dmth. nuk ban me u urrejtë dikush pse ka marrë atë udhë, aq më pak me u persekutue, por jam kryengul homo-parado-phobic. Ec e merre vesh tash. Ja po sqarohem n’vijim.
Them që orientimi seksual i dikujt, me qejf a nga çregullimi, duhet të trajtohet si fenomen, dhe t’i ofrohet asistencë. Por assesi të turren e të mburren shesheve, për diçka që përballë vetes për kundërshtarë ka jo veç zërat e shoqërise që dalim nga kërcënimi që i bëhet familjes, por edhe vetë shkencën.
Në korrik të vitit të kaluar kur Omar Mateen bëri katrahurë në një pub në Orlando të Floridas, asnji institucion shëndetësor amerikan, nuk pranoi donacione gjaku nga njerëz që dalin nga komuniteti i nënkuptuar n’këtë shkrim. Dhe këtu po flasim për SHBA-të, vendin dhe shoqërinë me t’zhvilluar e më t’emancipuar n’botë.
Prandaj, le t’bëhemi njëzëri kundër persekutimeve e dhunës. Por le t’jemi një në mbrojtje të familjes. Se pa familje s’ka shoqëri. Pa shoqëri, s’do t’ketë as shtet.