Anëtari i Vetëvendosjes ka një pyetje për Molliqaj

  15 Dec 2017

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një koment rreth intervistës së mbrëmshme të Dardan Molliqajt.

Molliqaj ka treguar në një intervistë të gjatë për dallimet dhe mospajtimet që ka me Kurtin.

Vraniqi ka reaguar duke thënë se përse Molliqaj nuk tregonte më herët për këto dallime, meqë ishte pyetur edhe më parë se si e ka raportin me Kurtin.

“Më 17 nëntor 2017, në TV Dukagjini, Dardan Molliqaj thotë që nuk ka probleme me Albinin dhe e gjitha është në nivel thashethemesh se ky apo ai aktivist kanë probleme. Pse nuk tregoi që paska pas dallime e mospajtime?”, ka pyetur Vraniqi, duke dhënë vetë përgjigje në formë të një pyetje tjetër.

“A iu shpërfaqën ‘dallimet’ tek pasi nuk i eci kushtëzimi e shantazhimi për moskandidimin e Albinit?”.

Por, Molliqaj e ka sqaruar mbrëmë se përse nuk ka folur publikisht më herët.

Ai ka thënë se nuk ka dashur që problemi të bëhet publik dhe ai të zgjidhet brenda organeve të Lëvizjes.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.