fbpx

Anetari i PDK-se:Ylli Hoxha e ka traditë nga babai me ua ngulë shqiptarëve!

  27 Nov 2017

Anëtari i PDK-së në KQZ Ilir Gashi, thotë se nuk ndihet i befasuar me veprimin e anëtarit të VV-së Ylli Hoxha, i cili një ditë më në shënjë ironie ka “përshëndetur” gazetarin Berat Buzhala pran një kunji të vendosur në kryeqytet.

Gashi, akuzon se edhe babai i këtij anëtari të VV-së ka qenë jo i mirë me shqiptarët. E një veprim të tillë Gashi, konsideron se Hoxha e ka trashëguar nga babai.

“Ylli Hoxha është mësuar me ju ngulë shqiptarëve, amanet prej Babait!Dikur përmes regjimit serb, tani përmes regjimit të VV! As pak i befasur me gjestin pornografik të Ylli Hoxhes! +18! Tradita vazhdon”, ka shkruar Gashi në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

 

Veprimi i anëtarit të VV-së Hoxha, ka ngjallur reagim të madh ditën e djeshme në rrjetet sociale. Ka qenë edhe drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu, i cili ka thënë se po të publikohej një fotografi e tillë disa ditë para zgjedhjeve, VV-ja nuk do të kishte rezultatin zgjedhor që e ka tani.