Anetari i PDK-se me fjale te renda kunder Albin Kurtit ne seancen e sotme kunder deputetëve te Vetevendosjes!

  07 Dec 2017

Bekim Haxhiu nga PDK, dëshmitar në seancën ndaj deputetëve të VV-së ka thënë se deputeti i VV-së, Albin Kurti e ka hedh gazin lotsjellës.

Haxhiu para gjykatësit Beqir Kalludra ka thënë se Albin Kurti e ka ndez gazin lotësjellës dhe e ka hedhur në drejtim të deputetëve

“Albin Kurti e ka ndez në tokë gazin lotsjellës dhe e ka shkelmu në drejtim të grupit parlamentar të LDK-së. Kjo ju ka dok pak e ka shkelmu edhe të pjesa qendrore, të grupi parlamentar të PDK-së” ka deklaruar Haxhiu në seancë.

Ai me tutje ka shtuar se kjo seancë është pamundësuar për shkak tq qëndrimeve politike ndaj marrëveshjeve.

“Seanca është bllokuar për shkak të qëndrimeve politike për shkak të shqyrtimit të marrëveshjeve të rendit të ditës. Seanca është pamundësua për shkak të protestave në drejtim të kryesuesit të Kuvendit. Albin Kurti ka qenë në pjesën ballore mes kryetarit të Kuvendit dhe foltores. Fillimisht Kurti ka gjuajt me ujë në drejtim të Xhavit Halitit, provon të qëlloj me vezë dhe vazhdon me ndezjen e gazit lotsjellës” ka thënë Haxhiu

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.