Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka agjentë, duke treguar edhe një ngjarje personale që i ka ndodhur para disa ditësh, shkruan Gazeta Blic.
Gecaj ka shkruar se disa ditë më parë një grua i ka kërkuar të takohen në Prishtinë, mirëpo pasi që ai nuk ka pasur mundësi kjo e fundit ka shkruar gjithçka për të në rrjete sociale.
Ai ka shkruar se Vetëvendosje ka SHIK-un e vet.
Ky është postimi i tij i plotë:
“AGJENTËT” E VETËVENDOSJES?!
Gjykoni vetë nëse ka apo jo edhe Vetëvendosja agjensinë (shik-un) dhe agjentët e sajë gjithashtu! Ja një ngjarje e imja, e cila më se paku mund të konsiderohet interesante.
Zonja/zonjusha “LJ Nora LJ” më telefonoi para disa ditësh dhe më kërkoi të takohej me mua për gjysmë ore, për të më qarë një hall të saj dhe të nënës së sajë. Pasi që nuk isha në Prishtinë, i thashë se këtë do të mund ta bënim ndonjëherë tjetër, edhe pse e paralajmërova se nuk isha i sigurt se si do të mund t’u ndihmoja.
Më vonë pashë faqen e saj të facebook-ut në të cilën ajo kohë më parë më kishte ofenduar mjaft ulët e që në fakt vë në dyshim qëllimin e vërtetë të atij takimi!
Zakonisht nuk kërkon kush ndihmë nga një individ të cilin e ofendon në atë mënyrë. Kjo posaçërisht pasi që më vonë zonja/zonjusha në fjalë më kishte vënë bllok të plotë në faqen e saj.