Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes rrjetit social Facebook ka kritikuar kryeministrin Haradinaj duke shkruar se nuk ka asnjë indikacion se mund të kemi liberalizim të vizave, shkruan Gazeta Blic.
Gecaj ka shkruar se qytetarët duhet t’i kishin pas vizat para dy viteve, mirëpo kjo ngjarje po zvarritet në pafundësi.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Kryeministri: Demarkacioni në Arbitrazh, lajme të mira për vizat deri në fund të vitit”
Ose kryeministri është i “mbërrimë” e “din diçka” ose të gjithë ne tjerët nuk po dimë bash asgjë. Asnjë indikacion bash nga askush se mund të kemi shpejt liberalizim vizash nuk ka. As Mali i Zi nuk ka dhënë bash asnjë indikacion se mund të pajtohet me rishqyrtimin apo dërgimin e çështjes në gjykatë të arbitrazhit. Sa na po dimë e sa na po shohim, qëllimi është kryekëput zvarritja e çështjes deri në pakufi, me shpresë se kjo edhe do ti zgjasë mandatin qeverisë. Qytetarët e Kosovës do të duhej ta kishin liberalizimin e vizave para së paku dy vitesh. Ky kryeministër dhe kjo nomenklaturë e kanë penguar këtë atëherë dhe po e bëjnë edhe tani. Dhe pse? Vetëm për hir të dikur marrjes dhe tani mbajtjes së pushtetit!