Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Klanin M. do t’i zë gjaku i Astritit Deharit, Mon Balajat

  10 Dec 2017


Një zyrtar i PDK’së ka vendosur t’i referohet një pjesë të Vetëvendosjes me fjalën fyese që përdori Aida Dërguti kundër Albin Kurti. Gani Koci ka thënë se Klani M… do t’i zë gjaku i Astrit Deharit, Mon Balajt e Arben Xheladini.

Gani Koci i PDK’së ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes se kjo parti është ngritur mbi sakrificat e disa anëtarëve të saj të vrarë e vdekur pasluftës.

Sipas tij, Vetëvendosjen t’i zë gjaku i Astrit Deharit, Mon Balajt e Arben Xheladinit. Ka thënë se fati i këtyre të rinjve do t’i rri Vetëvendosjes sikur grupi mbi varrë.

“Një anëtar i Klanit M*, tha se Vetëvendosje është ngritë mbi gjak e sakrificë?! Athua cila paska qenë ajo kauzë qe qenka derdh edhe gjak? Të tillët e Klanit M*, do t’i zërë gjaku i Monit, Arbenit e Astritit, dhe sakrifica e Frasherit me shokë! Fati i këtyre të rinjëve do ju rri varur në qafë si gurë varri!”, ka shkruar Koci, shkruan Express.

Reagimi i zyrtarit të PDK’së ka ardhur pas përplasjeve që kanë ndodhur në Vetëvendosjes, e ku Aida Dërguti i referohej Albin Kurtit si mut. Pas kësaj, një pjesë e Vetëvendosjes i kanë dalë në mbrojtje Kurtit, duke kërkuar rikthimin e tij në krye të Partisë. Derisa një pjesë tjetër kanë mbrojtur Aida Dërgutin, e cila ka kërkuar falje dhe ka treguar se brenda VV’së ka ndasi dhe probleme organizative e politike.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.