fbpx

Ancelotti drejt kthimit pas humbjes së turpshme të ish-skuadrës

  24 Dec 2017

Sipas shtypit spanjoll, Carlo Ancelotti mund të kthehet të drejtojë Real Madrid-in shumë shpejt. Humbja e rëndë e pësuar në “El Clasico” kundër Barcelona-s mund t’i kushtojë vendin trajnerit Zinedine Zidane.

Në fakt, gjithmonë sipas portalit spanjoll, presidenti Florentino Perez po mendon ta zëvendësojë francezin para fundit të sezonit dhe emri i parë në listën e zëvendësuesve të mundshëm është ai i Carlo Ancelotti-t.

Trajneri italian ka drejtuar “Los Blancos” nga viti 2013-të deri në 2015-ën dhe ka fituar katër trofe në Madrid: Kupën e Mbretit, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.