Analisti tallet keq me Halil Matoshin

  22 Dec 2017

Analisti Bajrush Morina ka ironizuar me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për stafin e tij qeveritar.

Morina në veçanti është tallur me shefin e zyrës për Informim në Qeveri, Halil Matoshin.‘’Urime rritja 100% e rroges Halil Matoshi..E “hangsh me te shendoshe” thone andej kah ne Dukagjini..

Perkunder ZV-ve mendoj se ti e meriton ma se shumti…Nejse jo dyfish…por ku po ta ndin, ashtu ka vendos Shefi…’’, ka shkruar Morina në Facebook.Haradinaj vendimin për rritje pagash e mori në ditën ku i mbushi 100 ditë qeverisje. U kritikua pas dyfishimit të pagës tij, ku prej 1550 eurove, e shtoi në 2950.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.