Analisti politik i reagon ashpër Pacollit, pas ofertës që ai i bëri Ivica Daciqit

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, rreth takimit të Behgjet Pacollit dhe Ivica Daciq.

Sipas analistit deklaratat e bëra nga ministri i Kosovës nuk janë aspak të duhura.

Zogaj ka shtuar se nuk do të ishte aspak i befasuar nëse Pacolli në takime të tilla do t’i përmende bizneset e tij dhe jo Republikën e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
“Kosova është shtet i ri, jemi të hapur për partneritet privat si dhe për zona të tregtisë lirë. Daçiq, eja ta shpallim Mitrovicën veriore zonë të lirë tregtare. Sepse vetëm me krijim të punëve mund ta zvogëlojmë ndikimin e politikës”.
Kjo eshte oferta qe ZVKM dhe Ministri i Jashtem i Kosoves, Behgjet Pacolli i paska bere Daciqit ne lidhje me territorin e Kosoves.

E para, formulimi i ofertes ka rendesi, ‘eja ta shpallim…’ si qasje pazari biznesi, ashtu ne fakt sic e sheh Pacolli detyren e tij publike, pra biznes, e jo politike, jo perfaqesim te shtetit.
Nuk do te isha befasuar qe ne vend qe ta permend Republiken e Kosoves, Pacolli ta permend Mabetex ose bizneset e tija qe i ka.
E dyta, e fton Daciqin per nje komune te Kosoves, po pse? Daciqi nuk eshte kryetar komune i Mitrovices Veriore, nuk eshte as deputet e as minister ne qeveri te Kosoves qe kishte me e ndihmu kete veprim. Perkunderazi, eshte nje minister i Serbise qe hapur e lufton Kosoven ne cdo mundesi qe i jepet. Se fundmi ishin njoftimet per terheqje te njohjes nga disa shtete per Kosoven.

Kontradita tjeter brenda nje fjalie: ‘vetem me pune e zvogelojme ndikimin e politikes’. Saktesisht te kunderten po e ben. Po e fton politikisht nje minister te nje shteti tjeter qe brenda territorit te tij te influencoje per krijimin e zones se lire ekonomike.
Imagjinojeni me e degju komplet fjalimin se cfare margaritar dalin.