Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Debat Plus” ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe analistit politik, Haki Abazi.
Molliqaj i ka thënë Abazit se është bërë me PDK-në e LDK_në vetëm e vetëm që ta rrëzojnë Shpend Ahmetin, por që sipas tij, ka humbur.
Madje, Molliqaj i ka thënë Abazit se ka luajtur ulët, madje duke goditur edhe “nën brezë”.
“Ju i keni bërë vetëm kungjat dhe kiflet, dhe standardet e mia janë më të mëdha”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Abazi i tha Molliqajt se ai kur e ka luftuar Klanin Pronto dhe Hashim Thacin, “ju keni bërë fotografi me Hashim Thacin”, ka thënë Abazi.
Në një moment, Abazi i ka thënë Molliqajt se është shndërruar në nivel të Adem Grabovcit, duke e përmendur videon ku VV nën petkun e një organizatëjoqeveritare, ka manipuluar me qytetarët për votimet.