Analisti i njohur tregon se cili ishte fituesi i debatit mbrëmë për Prishtinën, Ahemti apo Abrashi

  14 Nov 2017

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar debatin e djeshëm mes Arban Abrashit të LDK-së dhe Shpend Ahmetit të VV-së, raporton Gazeta Blic.

Sipas Shalës nga ajo çfarë ka parë mbrëmë, sipas tij edhe vet Abrashi nuk ka dashur të kandidojë për të parin e Prishtinës.

Shala madje ka kritikuar edhe përgatitjen e tij intelektuale, ku ka thënë se Abrashi nuk i kupton mirë as sfidat e qytetit.

“Nuk besoj që ka qenë debat i barabartë në kuptimin e përgatitjes intelektuale. Arbani nuk i kupton mirë sfidat e qytetit dhe nuk po i zbërthen mirë ato, përfshirë edhe pamundësinë e tij për të pasur një pasqyrë të qartë lidhur me mundësitë financiare për t’i jetësuar ato projekte. Vërehet qartë që Arbani ka qenë e imponuar nga partia lidhur me kandidimin e tij. Pra, nuk ka pasur dëshirë të kandidoj dhe kësisoj nuk besoj që është i denjë për kryetar të kryeqytetit”, ka deklaruar Shala.

Kujtojmë se mbërme për herën e parë ka pasur një ballafaqim të dy kandidatëve për të parin e Prishtinës.

Zgjedhjet e balotazhit do të mbahen me 19 nëntor.