Analisti Amerikan:Kosova rrezikohet nga Vetvendosja,jo nga Rusia!

  20 Oct 2017

Analisti amerikan Daniel Serwer kohë më parë ka deklaruar se Kosova është imune ndaj Moskës, e cila po tenton të shkaktojë trazira në Ballkan, por sipas tij, Kosova ka probleme të brendshme. Ai thotë se problemet e Kosovës janë integriteti territorial dhe sovraniteti.

Ai në një intervistë për RTK- në ka thënë se serbët dhe Vetëvendosje po i shkaktojnë këto probleme në Kosovë, duke mos pranuar integritetin territorial të Kosovës,

“Kosova ka probleme të vazhdueshme të integritetit territorial dhe sovranitet të saj. Që të dyja këto kërcënohen nga njëra anën prej serbëve që nuk e pranojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës e nga ana tjerët nga vet shqiptarët, nga Vetëvendosje që nuk e pranojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”, tha ai.

“Autoritetet në Kosovë me të drejtë do të donin të përfundonin këtë çështjen me Malin e Zi dhe Asociacionin dhe që të ecin drejtë çështjeve më të rëndësishme siç janë krijimi i vendeve të punës dhe ekonomia. Jam në anën e politikanëve që duan të t’i kryejnë këto çështjet e mëdha politike dhe të kalojnë që detaje, në çështje ekonomike dhe Kosova të ecë para që në thelb”, thotë Serwer.

Serwer thotë se është shumë vështirë të punohet diçka tjetër kur ka probleme territoriale dhe integritet në një shtet.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.