Ambasadori i SHBA- së në Serbi flet për dialogun, ja çka kërkon nga palët

Ambasadori i SHBA- së në Serbi flet për dialogun, ja çka kërkon nga palët

  26 Mar 2019

Scott thotë se Procesi i dialogut Kosovë-Serbi është komplikuar.

Ambasadori i SHBA-së, Kyle Scott, ka thënë sot se situata në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është shumë komplekse. Ai thotë se nuk është e dobishme që të dy palët të vazhdojnë ta fajsojnë njëra tjetrën.

Scott u tha gazetarëve në Beograd se është e nevojshme që të dyja palët të ulen për tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.

“Kjo është ajo për të cilën angazhohen SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dy anët”, ka thënë Kosnett.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, tha se është mirë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje për heqjen e taksave të Kosovës për mallrat nga Serbia dhe BeH, por që, sipas tij, nevojitet presion shtesë për ta arritur këtë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.