fbpx

Ambasadori britanik i trishtuar: Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta

  22 Dec 2017

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta. Komentet i bëri nga Kuvendi i Kosovës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connel u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mendojnë mirë para iniciativës së 43 deputetëve të Kuvendin të Kosovës për ta zhbërë Gjykatën Speciale, e pas të cilës qëndrojnë krerët më të lartë të shtetit, Thaçi e Haradinaj.

Nga ana tjetër, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me Shefat e Grupeve Parlamentare, e thirrur me nënshkrimet e deputetëve që kanë kërkuar që të mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.