Ambasada i jep meritë Arben Vitisë për 6 mijë testet që Gjermania i dha sot Kosovës

Ambasada i jep meritë Arben Vitisë për 6 mijë testet që Gjermania i dha sot Kosovës

  10 Jul 2020

Gjermania i ka dhuruar 6 mijë teste për Kosovën, e donacionin e ka dhënë sot ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Ka mbajtur konferencë më ministrin Armend Zemaj, ndërsa ambasada gjermane ka njoftuar se testet janë rezultat e kontakteve të ish-ministrit Arben Vitia.

Ambasadori i Gjermanisë i ka dorëzuar ministrisë së Shëndetësisë gjashtë mijë teste, të cilat ka thënë se janë donacion e ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

“Donacioni i testeve për Covid 19 erdhi si rezultat i një kontakti mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që u bë në prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Ambasadori gjerman u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen masave dhe institucioneve që të marrin vendimet e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid 19.

(Kosova Sot Online)

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.