AMBASADA AMERIKANE KA NJË NJOFTIM PËR KOSOVARËT
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nga Tetori 2017, do të fillojë procesimin për Vizat e Shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018.
Brian Corteville shef i Seksionit Konsullor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, tha se ka lloje të vizave që lëshohen në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kur të përfundon ndërtimi i Ambasadës në vitin 2018 do të lëshohet të gjitha shërbimet për vizat”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai foli edhe për vizat që lëshojnë për të moshuarit dhe kjo sipas tij është një mundësi shumë e mirë që të moshuarit nuk do të udhëtojnë për vizat në Shkup. Corteville bëri me dije se për vizat turistike ende duhet të shkohet në Shkup.
“Nuk kemi hapësirë për të pritur aplikuesit, deri sa të bëhet ambasada e re”, tha ai. Sipas tij ka shumë kosovarë që duan ta vizitojnë Amerikën.
“E shohin në filma Amerikën dhe për këtë ndoshta duan të vizitojnë”, tha ai.
Corteville ka folur edhe për vizat emigruese.
“Zakonisht ka mashtrime duke u dërguar e-maili të ndryshme se gjoja kanë fituar. Departamenti i shtetit nuk u dërgon asnjë e-mail nëse kanë fituar dhe nuk duhet të u dërgohen askujt para”, tha ai.
Corteville njofti se të gjitha të interesuar për vizat emigruese mund ët marrin informacioni në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Ai tha se 100 kosovarë emigrojnë në ShBA për çdo vit.