Ambasada Amerikane denon Hashim Thaqin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka hedhur akuza të rënda në drejtim të miqve ndërkombëtarë për disa premtime që sipas tij iu bënë në këmbim të krijimit të Gjykatës Speciales. Thaçi, gjatë një fjalimi, madje ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo e fundit ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i saj me Kosovën është minimal, përkatësisht nuk ka bashkëpunim fare. Akuzave të Thaçi i është përgjigjur Ambasada e Amerikës, duke treguar se Gjykata Speciale do të jetë e paanshme.
Ambasada amerikane në Kosovës i është përgjigjur akuzave të Presidentit Thaçi, i cili gjatë ditës se djeshme akuzoi ndërkombëtarët se i premtuan shumë gjëra në këmbim të formimit të Gjykatës Speciale.
Thaçi po ashtu ka hedhur dyshime edhe për anshmërinë e Speciales në raport me Kosovën.
Në një përgjigje për Express, Ambasada e Amerikës ka treguar se SHBA do të mbetet e përkushtuar për veprimin e suksesshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Shtetet e Bashkuara mbesin tërësisht të përkushtuara për veprimin e suksesshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, dhe ne përshëndesim përkushtimin e institucioneve shtetërore për të bashkëpunuar me Gjykatën. Bashkëpunimi i Kosovës me këtë proces do të forcojë pozitën ndërkombëtare të shtetit dhe do te jete tregues konkret I parimeve elementare demokratike ku sundimi i ligjit vlejnë për te gjithë qytetarët, njësoj”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës.
Deputetët e Parlamentit të Kosovës miratuan me 03.08. 2015 me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.