Agim Aliu, kandidat i PDK-së në Ferizaj ka thënë se fitorja e partisë së tij do të jetë e sigurt në balotazh.
Ai ka uruar qytetarët e Ferizajt për kulturën politike, ndonës ka pritur rezultat më të thellë në këtë komunë.
“Tashmë rezultatet konfirmojnë se fitorja është e jona, e platformës sonë qeverisëse. Uroj qytetarët e Ferizajt për kulturën politike dhe rezultatin që është vendim për një platformë të PDK’së. Kam pritur se do të fitojë meqë kemi marrë përkrahje nga të gjithë qytetarët. Kemi pritur rezultat më të thellë. Nuk jemi në garë për tu shtyrë me muskuj, por me platformë qeverisëse dhe ne kemi marrë përkrahje. Fitorja jonë do të jetë e sigurt në balotazh. Do t’i bëjmë analizat për të parë se si do të veprojmë”, ka thënë Aliu.
Theme : Good News Lite