Albulena Haxhiu fton Lumir Abdixhikun e Driton Selmanajn: Jepni nënshkrimet për SHIK-un!

  26 Oct 2017

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u ka bërë ftesë publike dy deputetëve të LDK-së, Lumir Abdixhiku e Driton Selmani që të japin nënshkrimet e tyre për hetimin e SHIK-ut.

Ajo në një shënim në Facebook ka thënë se VV I ka 342 vota dhe u nevojiten edhe 8 të tjera në mënyrë që të hetohet SHIK-u, përmes një komisioni parlamentar, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Meqë prokuroria asnjëherë nuk ka nisur hetimet për SHIk-un dhe as që e ka ndërmend të bëj diqka në këtë drejtim, atëherë sigurisht që një hetim të tillë duhet ta bëj Kuvendi dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse ne që tri legjislatura, prej se jemi pjesë e institucioneve, kemi kërkuar hetimin e kësaj organizate kriminale dhe ilegale.

Në mandatin tonë të parë, patëm arritur t’i mbledhim 27 nënshkrime, në të dytin 38, per shkak se LDK ne mandatin e kaluar ishin në bashkëqeverisje me PDK-nê, si grup parlamentar nuk na jepnin nënshkrimet edhe për shkak se kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.

Andaj i bëj thirrje Lumirit, Dritonit dhe gjithë deputeteve tjere te LDK’së, te na japin nenshkrimet. Nismen per hetimin parlamentar e kemi gati, na duhen edhe 8 nenshkrime, perveç 32 sa i ka grupi yne parlamentar!

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.