fbpx
Albright do ta vizitojë Kosovën, ja kur do të ndodh kjo

Albright do ta vizitojë Kosovën, ja kur do të ndodh kjo

  12 Mar 2019

Ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright duket se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën.

Albright e ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë.

Në njoftimin e publikuar nga ambasadori Arbër Vllahiu, paralajmërohet vizita e Albright në Kosovë në një periudhë jo të largët kohore.

“Zonja Sekretare, Madeleine Albright, në pragun e shtëpisë sonë, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, pas takimeve në Qendrën Amerikane në Pragë. E mirëpritur si gjithëherë dhe me shumë krenari. Zonja Sekretare shprehu gëzimin e saj për punën e Ambasadës sonë, që ndanë mjediset e punës me Qendrën Amerikane dhe me Ambasadën e SHBA-së në Pragë.

Një bashkëpunim i jashtëzakonsëm me ambasadorin amerikan, Stephen B. King. Zonja Sekretare, e lumtur që do të mund ta vizitojë Kosovën në një periudhë jo të largët kohore. Krenarë me miken e Kosovës dhe të nderuar për ngrohtësinë dhe përkrahjen e saj” shkruan Vllahiu në njoftim.