Albin Kurti:Fitorja eshte e jona!
Me fitoren e lëvizjes Vetëvendosje, qytetarëve do t’u kthehet shpresa dhe optimizmi, u tha në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Lideri i VV-së, Visar Ymeri tha se partia që ai udhëheq, tashmë po ngjitet majave, pasi që VV është lëvizje barazie, dashurie e drejtësie.
“Jeta jonë në VV na ka mësuar, se vërtetë nuk ia vlen të jetohet pa ide. Prandaj ne themi me mendje. Nuk ia vlen as të jetohet pa ide të mëdha pa ideale, prandaj themi me zemër. Nuk ia vlen të jetohet pa ia dedikuar besnikërinë një ideje, pa qenë besnik ndaj VV-së. VV gjithë bashkë po i qan malet. VV po ngjitet majave. Po ngjitemi, sepse po i japim substancë e realitet ideve. Po e lartësojmë njeriun, sepse po i zbresim idetë në tokë. E kjo është ajo çka e mban lëvizjen gjallë, në këmbë e të fortë. Pra janë miq vlerat tona, është besnikëria jonë kolektive”, tha ai.
Ndërkaq deputeti i VV-së, Albin Kurti tha se pas zgjedhjeve që do të mbahen me 22 tetor, Lëvizja Vetëvendosje do t’i qeveris mbi gjysmën e komunave të vendit.
“Ja ku erdhëm te një fund i ri, që shënon një tjetër fillim. Sonte mbaron fushata, që të mund të heshtim nesër, që të votojmë pasnesër paradite. Që të fitojmë pasnesër mbrëma, e festojmë tërë natën e së dielës. Derisa të dal dielli që s’do të perëndoi më kurrë. Ky fund i ri fushate, do të jetë dhe një tjetër fillim. Sepse do të qeverisim më shumë se gjysmën e Kosovës të gjymtuar anë e kënd komunave të vendit tonë, nga krimi e korrupsioni. Nga injoranca e arroganca. Qeverisja në Prishtinë ka qenë shembull i mirë për qytetarët. Argument i fuqishëm i yni në fushatë, për ta bërë ndryshimin më 22 tetor, e për ta bërë transformimin deri në vitin 2021”, tha ai.
Ndërsa tha se ndryshimi vjen vetëm me VV-në, duke luftuar pesimizmin e duke inspiruar njerëzit. Ai tha se më 11 qershor VV i rrëzoi kundërshtarët, por do t’i nokautojë më 22 tetor.
“Ne duhet ta luftojmë pesimizmin, duke i bashkuar e inspiruar njerëzit. Duke i organizuar e angazhuar ata. Këtë gjë e bëjmë ne. Ne që lëvizim, ne që vendosim vet me këta kryetar të ardhshëm të VV-së, që do të fitojnë gjithandej nëpër komuna të republikës. Zgjedhjet janë sukses vetëm kur janë zgjidhje, e jo kur janë lidhje. Lidhjet janë palidhje. Zgjedhjet janë progres, vetëm kur ndryshimi është i popullit dhe demokratik, e jo kur ndryshimi është me forcë dhe i partisë në pushtet. A duam ndryshim, pa dyshim. A duam arsim, pa dyshim. A duam shërim, pa dyshim. A duam prodhim, pa dyshim. A duam punësim, pa dyshim. A duam ndryshim, pa dyshim. Veçse e duam me mendje e me zemër, e jo me lidhje forcash. Votues të shtrenjtë, votues të mirë, votoni drejtë votoni mirë. Voto kthesë voto shpresë, me mendje me zemër e me besë”, tha ai.