ALBIN KURTI TREGON PËR ZHGËNJIMIN E VALI CORLEONES NGA LUTFI HAZIRI

Albin Kurti pati vetëm fjalë të mira për Sami Kurteshin sot në Gjilan. Teksa lavdëronte kandidatin e VV-së në këtë komunë, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje kritikonte kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin e LDK-së.

Në kritikat e tij drejtuar Hazirit, Kurti e përmendi edhe një zhgënjim që një personazh i pazakontë nga Gjilani e ka pësuar nga Lutfi Haziri. Bëhet fjalë për Vali Corleonen, sipërmarrësin nga Gjilani që është fytyrë e njohur publike.

Kurti, në tubimin e VV-së në Gjilan, tregoi për këtë zhgënjim. Pati një pyetje për Lutfi Hazirin.

“Lutfi Haziri e ka jaran trim Vali Corleonen. Por, sot në Gjilan dëgjova se Vali Corleonen kishte thënë që është zhgënjyer nga Lutfi Haziri. Mirëpo, pyetje që unë kam është se si e ka zhgënjyer Lutfi Haziri Vali Corleonen”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Gjilanit i prezantoi sot para simpatizantëve dhe qytetarëve 40 zotimet e tij për qeverisjen në Gjilan.