Analisti politik, Nexhmedin Spahiu përmes rrjetit të tij social Facebook ka shkruar për rastin e përçarjes së Vetëvendosjes, ku deputetja Dërguti ka ofenduar Albin Kurtin.
Spahiu ka marrë si shembull edhe rastet në Shqipëri të cilët disa prej tyre janë djegur nga standardet e vendosura demokratike.
E në rastin e Albin Kurti, Spahiu thotë se ai vendosi standarde por tani ndodhet në burg e tani po rrezikon të përjashtohet nga VV.Postimi i plotë i Spahiut:Demokracia per shqiptaret sic po duket eshte luks i madh.Fatos Nano u perpoq te vendose standarde demokratike ne PS (dha doreheqje kur humbi zgjedhjet). U dogj. Edi Rama prishi kete standad (nuk dha doreheqje kur humbi zgjedhjet): u be kryeminister.
Sali Berisha vendosi po ashtu kete standard ne PD, por Lulzim Basha prishi kete standard, mbet kryetar i PD. Albin Kurti vendosi standarde ne VV (jo me shume se dy mandate kryetar) ndodhet ne burg e po rrezikon te perjashtohet nga VV.