fbpx

Albin Kurti paralajmëron spastrime në parti: Përmend shantazhues dhe njerëz që po luftojnë për privilegje të tyre

  17 Dec 2017

Përmes letrës që e dërgoi nga burgu, Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet pavarësisht shantazheve që po i vijnë asaj. Sipas tij, VV-ja nuk do të dorëzohet nga kushdo që vijnë këto shantazhe. Ai porosit edhe se asnjëri aktivist i VV-së nuk është i pazevëndësueshëm.

“Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të përballet me shantazhe por do të zmadhohet përballë tyre paravarësisht se nga vijnë sepse ne i përgjigjemi me një aksion: Emancipimin”, shkruan Albin Kuti.

“Secili aktivist i Vetëvendosjes është i nevojshëm por ansjëri nuk është i pazevendësueshëm, demokraci kudo dhe tërë kohën, demokraci pa hakmarrje”, ka shtuar ai.

Lideri shpirtëror i VV-së ka thënë se Lëvizja ka nevojë për më teper transparencë dhe llogaridhënie.