fbpx

ALBIN KURTI NXIRRET NGA SEANCA

  20 Dec 2017

Deputeti Albin Kurti është nxjerrë nga salla e gjykimit pasi që ka reaguar ndaj prokurorit i cili hoqi dorë nga dëgjimi i Kadri Veselit si dëshmitar.

Prokurori i rastit Valdet Gashi, tha se tërhiqet nga dëgjimi i dëshmitarit Kadri Veseli për faktin se dëshmia e tij ka përmbajtje të njëjtë me deklarimet e dëshmitarëve të tjerë.

Menjëherë pas kësaj Kurti e pyeti prokurorin pse hoqi dorë nga kjo dëshmi.

 

“Prokuror, pse hoqe dorë, a je i kapur?, pyeti Kurti në gjykatë.

Kurti pastaj u nxor nga gjykata, ndërsa deklaroi se “s’jeni gjyqtar as prokuror asnjëri, kjo është farsë”.

Deputeti Kurti dhe tre deputetëtet tjerë të VV-së, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun po akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.