Albin Kurti është nxjerrë nga salla e gjykimit pasi reagoi kur prokurori hoqi dorë nga dëgjimi i Kadri Veselit si dëshmitar.
Albin Kurti është nxjerrë nga salla e gjykimit për lotsjellësin pasi reagoi kur prokurori Afrim Salihu vendosi të heqë dorë nga dëshmia e Kadri Veselit.
Kurti e pyeti prokurorin pse hoqi dorë nga kjo dëshmi.
“Prokuror, pse hoqe dorë, a je i kapur?”, pyeti Kurti në gjykatë.
Kurti pastaj u nxor nga gjykata, ndërsa deklaroi se “s’jeni gjyqtar as prokuror asnjëri, kjo është farsë”.
Kurti bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun po akuzohen për për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.