fbpx

‘Albin Kurti nuk do të kandidoj më për kryetar të VV-së’

  12 Dec 2017

Drejtuesi i emisionit Rubikon në KTV, Adriatik Kelmendi ka theksuar se ish- lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk do të rikandidoj më.

“Kështu të paktën e ka theksuar publikisht që më nuk do të kthehet në krye të VV-së”, ka theksuar Kelmendi, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo është e gjitha çfarë dihet deri më tani, derisa ka shtuar se megjithatë duhet pritur deklarimi i Albin Kurtit.

Ndërkaq, Rron Gjinovci pjesë e debatit në Rubikon ka theksuar se VV është e vetmja parti që ka demokraci të drejtëpërdrejt ku qytetarët votojnë direkt për liderin e partisë.

Sipas tij, Albin Kurti duhet që edhe njëherë të kandidoj dhe të vij në krye të VV-së.