“ALBIN KURTI ISHTE I PARI QË E TAKOJË IVICA DAÇIQIN”

  03 Oct 2017

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj duke folur në seancën ku po flitet për ministrin serb Nenad Riaklo tha se ishte ish- lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i pari që e ka takuar ministrin tjetër të Serbisë, Ivica Dacic.

Ai tha se në rastin e Rikalos, ka shumë serbë të cilët kanë shkuar në Serbi nga Kosova dhe më nuk po kthehen, sepse kanë frikë për shkak të krimeve që kanë kryer në Kosovë. Por, Rikallo, siç tha ai, nuk ka ikur asnjëherë.

“Secila temë e drejtësisë po iu vije më lehtë që të sillet në Kuvend, sepse prokuroria po iu duket larg. I pari që e ka takuar Ivica Daçiqin, ka qenë Albin Kurti.”, tha deputeti i AAK-së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.