Albin Kurti fal Aida Dergutin,perjashton Dardan Molliqajn!
Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në vend, pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit, është në prag të ndarjes, dhe rrjedhimisht zvogëlimit të gjasave për të ardhur në pushtet.
Për këtë është i vetëdijshëm edhe themeluesi i kësaj lëvizje, Albin Kurti, të cilit nga një grup i fuqishëm brenda partisë po i kërkohet të mos garojë për ta marrë postin e liderit zyrtar.
Burime të Gazeta Metro, brenda grupit të afërt me Kurtin, kanë bërë të ditur se posa ai të lirohet nga burgu do të bëjë disa lëvizje krejt të papritura për të mos lejuar ndarjen e partisë.
Ky burim ka thënë se Kurti, do t’i kërkojë Dërgutit që të kthehet në postet në parti nga të cilat ka dhënë dorëheqje, pas presionit nga anëtarësia, nga momenti kur u publikua mesazhi fyes ndaj liderit, që aktivistët po e quajnë të pazëvendësueshëm.
Me këtë hap, Kurti do të mundohet të paraqesë figurën unifikuese, dhe duke falur Dërgutin për fyerjen, të fitojë të drejtën morale që të godas shkaktarët e pretenduar të përçarjes së vërtetë. Pra, pas kësaj, kur Kurti të vijë në krye të Lëvizjes, do të fillojë përjashtimin fillimisht të ish’sekratarit Dardan Molliqaj, e bashkë me të, edhe të disa njerëzve të pozicionuar rreth tij.
Përçarja që ka dalë në publik këto ditë, e që u konfirmua se ekziston prej një viti në këtë parti, pritet t’i faturohet Molliqajt dhe disa tjerëve, duke tentuar që të ruhet uniteti i lëvizjes.
Përveç Molliqajt, një nga zëdhënëset e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, e cila i përket krahut mbështetës të Kurtit, si pjesë të grupit anti-liderit shpirtëror, e cilësoi edhe deputetin tjetër, Dukagjin Gorani.
Kurti po mbahet në paraburgim tridhjetë-ditorë, pasi nuk kishte respektuar vendimin e gjykatës për arrest shtëpiak, pas refuzimit të mos u paraqitur para Gjykatës për akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës