Albin Kurti e ka gjunjëzuar Partinë Demokratike të Kosovës në dy komuna. Nga rezultatet e publikuara në KQZ, Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë fituese në komunën e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës së Jugut.
Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për Prizrenin i ka fituar 50.17 për qind të votave derisa kundërkandidati i tij Shaqir Totaj nga PDK ka marr vetëm 49.83.
Nga ana tjetër partia e Albin Kurtit ka fituar edhe në Mitrovicë, e cila është në koalicion më Agim Bahtirin e AKR-së.
Bahtiri ka marrë në Mitrovicë 57.71, ndërsa Valdete Idrizi me 42.49 për qind të votave./Express.
Theme : Good News Lite