Alarmon Zeka: Ambasadori britanik më tha se nëse shfuqizohet Specialja, tërhiqet KFOR-i dhe zhbëhet Pavarësia

  22 Dec 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për natën dramatike në të cilën po kalon sonte Kosova.

Në në prononcim ekskluziv për Gazetën NewBorn, ai nuk ka tregua se di do të voton, duke thënë se shkaktari i gjithë kësaj gjendje është Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

‘Ariktekt i Gjykatës Speciale është Hashim Thaçi. Ai e ka sjellë në këtë gjendje Kosovën. Ai e di kush arrestohet e kur arrestohet. pyetni atë.

Ai e ka quajtur Thaçin arkitekt të Gjykatës Speciale, duke thënë se vetëm ai e di se kush do të arrestohet nga kjo gjykatë dhe kur.

Zeka poashtu ka cituar edhe fjalët e ambasadorit britanez Ruari Oconell, i cili ka thënë atij se nëse bëhet shfuqizimi i Gjykatës Speciale atëherë bëhet tërheqja e menjehershme e KFOR-it dhe zhbëhet pavarësia.

”Po ju citoj një fjali të ambasadorit Oconell i cili mu afrua dhe më tha se nëse bëhet shfuqizimi i Speciales do të largohet KFOR-i dhe do të zhbëhet pavarësia e Kosovës’, tha Zeka në një prononcim ekskluziv për Gazetën NewBorn.