fbpx

Akuza te renda per Ramiz Lladrovcin,po ben biznes me djalin e Sami Lushtakut!

  13 Dec 2017

Xhavit Drenori ish-kandidat për kryetar të Drenasit dy herë me radhë, tashmë asamblistë në kuvendin komunal të Drenasit, ka përmendur disa parregullsi që sipas tij po që ndodhin në komunën e Drenasit. Ai ka përmendur reagimin e Lladrovcit në lidhje me dorëheqjen e dy udhëheqësve në klubin e futbollit Feronikeli, shkruan Insajderi.com

Drenori duke iu drejtuar kryetarit të komunës, Lladrovcit ka shkruar se ai në përzgjedhjen e sportistëve më të mirë në Drenas nuk ka ftuar asnjë nga udhëheqësit e opozitës të kësaj komune, por ai ka thënë se ka ftuar deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku.

“Me 12 dhjetor 2017, në ceremoninë e përzgjedhjes së sportistëve më të mirë në Drenas, nuk ftove asnjërin nga udhëheqësit e opozitës, madje as asamblistët të cilët janë përgjegjës për marrjen e vendimeve për subvencionim klubeve sportive në Drenas. Në vend të tyre, në ceremoni e ftove z. Mergim Lushtaku. Nuk e kam idenë se çfarë e lidhë z. Lushtaku me sportin në Drenas”, ka shkruar Drenori në Facebook.

Megjithatë, Drenori ka dhënë një propozim përse Lladrovci e kishte ftuar Lushtakun në këtë takim.

“Në fakt, afërsia e Juaj me Lushtakët dhe kryetarin aktual të Skenderajt me gjase po lidhet direkt me kërkesën e juaj që rruga Skenderaj-Drenas-Rruga e Kombit, të devijohet nga janë pronat e blera nga ju pas luftës që ndodhen në Korroticë të Poshtme/Krajkovë”, ka shkruar Drenori.

Drenori më tej ka thënë se Lladrovci ka ndarë mbi 2 mijë mirënjohje për sportistët, që sipas tij nuk ka pasur asnjë kriter.

 

“Në shtete demokratike për ndarjen e mirënjohjeve nga komuna, kryetari dhe kuvendi komunal e formojnë një komision për kriteret e ndarjes. Ju i ndatë mbi 2000 mirënjohje vetëm për mandatin 8 mujor, kuptohet, pa kurrfarë kriteri. Njëjtë po vazhdoni edhe në sport. Pra, Ju po vazhdoni hap pas hapi të fusni “nën kontroll të egër“ çdo institucion publik e privat. Këtë po e shoh dhe përjetoj fatkeqësisht çdo ditë. Mënyrën e të qeverisurit (sunduarit) me mendjesi diktatoriale po e shohim çdo ditë”, ka shkruar Drenori./Insajderi.com