AKTORI PECI ISHTE DAJA I POLITIKANES SË NJOHUR

  09 Dec 2017

Ish-kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka ngushëlluar familjen Peci për humbjen e aktorit Blerim Pecit.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka bërë të ditur që Blerimi ishte daja i saj kurse mes dhimbjes dhe lotëve ka ngushëlluar të gjithë.

“Oh çfarë lajmi i tmerrshëm bre, oh ç’na e këpute shpirtin bre Bel, shumë herët bre më ike e me na lanë, shume herët daja Bel, shoku jem. O Zot, çfarë humbje e madhe! Ngushëllime të gjithë familjes, miqve e bashkëpunëtorëve e ti pushofsh në paqe shoku jonë, Beli jonë!”, ka shkruar Idrizi.

Ndryshe, Blerimi ndërroi jetë sot në orët e mengjesit duke lënë prapa bashkëshorten dhe fëmijët

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.