Aksion i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovë, ja kush janë 6 të arrestuarit

  29 Nov 2017

Hetuesit policorë në Vushtrri kanë arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen për kryerje të disa veprave “vjedhje e rëndë” dhe “asgjësim i pasurisë se paluajtshme”.

Për këtë rast ishte raportuar muaj më parë ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari, bizhuteri, televizor.
Gjashtë të dyshuarit e arrestuar janë B. M., 17 vjeçar, G. H., 16 vjeçar, A.S., 16 vjeçar, G.M., 16 vjeçar., F.A., 19 vjeçar, dhe A. F., 18 vjeçar.

Policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të bizhuterisë dhe një televizor.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve të parë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa të tjerët janë liruar për procedurë të rregullt.