AKR i përgjigjet kërkesës së Vetëvendosjes për koalicion në këtë komunë

  03 Nov 2017

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Amir Canaj në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me koalicionin e mundshëm në mes të AKR-së dhe Vetëvendosjes në këtë komunë.

Canaj tha se janë duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit dhe kanë bërë disa takime me Vetëvendosjen.

”Vendimarrja i takon kryesisë edhe kryetarin, për momentin kemi pas një takim mirëpo diçka ma konkrete nuk ka, jemi në takime kryesia së bashku me qendrën, por skemi diçka konkrete.”, tha ai për Blic.

Ai gjithashtu shtoi se kryetari së bashku me qendrën do të vendosin dhe do të dalin me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

”Si mundësi bashkëpunimi e kemi shqyrtu, mirëpo vendimi i takon kryetarit në bashkëpunim me nivelin qendror. Mirëpo për momentin ne ende nuk kemi qëndrim zyrtar.”, përfundoi ai.

Ndryshe, pak më parë Gazeta Blic ka bërë të ditur se në mes të AAK-së dhe Vetëvendosjes është arritur koalicion në komunën e Kamenicës.

Kandidati i Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati i ka bërë publikisht thirrje edhe degës së AKR-së në këtë komunë për mbështetje për garën e balotazhit që do të mbahet me 19 nëntor./

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.