Ahmeti tregon se si u votua koalicioni me AAK-ne!

  17 Dec 2017

Megjithëse u raportua që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, u qortua nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, lidhur me koalicionin që ai së fundi bëri me AAK-në në Prishtinë, një gjë të tillë e mohon vet Shpend Ahmeti.

Ahmeti për KosovaPress, ka pohuar se Këshilli gati unanimisht, i ka votuar koalicionet edhe me AAK-në dhe me AKR-në dhe se pyetje për këtë çështje, ka pasur vetëm nga dy anëtarë.

“Këshilli i votoi gati unanimisht koalicionet edhe me AKR-në dhe me AAK. Par pyetje nga dy persona nga 180 anëtare te Këshillit. Pat pyetje nga dy persona nga 180 anëtare të këshilli”, ka pohuar Ahmeti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.