Gazetari dhe publicisti Arben Ahmeti, konsideron se ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes një letre nga burgu e cila u kumtua sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka ridëshmuar se ai ka nevojë për ndjekës e besimtarë dhe jo për bashkëpunëtorë.
Në këto rrethana, Ahmeti veçon se Kurti nuk e fali as Aida Dërgutin e cila në një bisedë virutale ndërmjet deputetëve që u bë publike në media e kishte ofenduar atë.
“Ai nuk i fali Aiden, Dardanin, Visarin dhe as nuk shprehi vullnet për bashkëpunim me ta. Përkundrazi, i ftoj aktivistët për t’i linquar edhe më shumë këta dhe secilin që Bini e sheh si shatazhues. Ky është totalitarizëm”, ka thënë Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së mungoi kryetari i këtij subjekti Visar Ymeri edhe anëtarë të tjerë që u apostrofuan në media si kundërshtar të Albin Kurtit